Zidane përjashton yllin e Real Madridit nga Liga e Kampionëve

Aventura e Gareth Bale në Madrid duket se është në fund. Ylli uellsian, në fakt, nuk është grumbulluar nga trajneri Zidane për ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Champions League kundër Manchester City-t. Bale nuk është grumbulluar as për ndeshjen e fundit të La Liga-s kundër Legane-s dhe nuk luan me Real-in që nga sfida […]
Aventura e Gareth Bale në Madrid duket se është në fund.
Ylli uellsian, në fakt, nuk është grumbulluar nga trajneri Zidane për ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Champions League kundër Manchester City-t.
Bale nuk është grumbulluar as për ndeshjen e fundit të La Liga-s kundër Legane-s dhe nuk luan me Real-in që nga sfida e 24 qershorit kundër Mallorca-s, që mund të ketë qenë ndeshja e tij e fundit me Los Blancos.
Zidane ka publikuar listën e 24 të grumbulluarve, duke përfshirë edhe kapitenin Sergio Ramos, i cili është i skualifikuar.
Portierë: Thibaut Courtois, Alphonse Areola, Diego Altube
Mbrojtës: Dani Carvajal, Eder Militao, Sergio Ramos, Raphael Varane, Nacho, Marcelo, Ferland Mendy, Javi Hernandez.
Mesfushorë: Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro, Fede Valverde, Isco
Sulmues: Eden Hazard, Karim Benzema, Lucas Vazquez, Luka Jovic, Marco Asensio, Brahim Diaz, Vinicius, Rodrygo












