Xhaka më i lumtur se kurrë: Poston shkrim special për trofeun e mbrëmshëm

Mbrëmë për herë të 14-të në histori, ‘Topçinjtë’ arritën ta ngritin trofeun e Kupës FA, duke mposhtur Chelsean në finale, transmeton Periskopi. Dyshja shqiptare në Arsenal, Xhaka e Mustafi, padyshim se na e shtojnë edhe më shumë dëshirën për ta përcjellë klubin nga veriu i Londrës. Teksa Mustafi ishte jashtë fushës shkaku i lëndimit, Xhaka […]
Dyshja shqiptare në Arsenal, Xhaka e Mustafi, padyshim se na e shtojnë edhe më shumë dëshirën për ta përcjellë klubin nga veriu i Londrës.
Teksa Mustafi ishte jashtë fushës shkaku i lëndimit, Xhaka ka arritur ta shijojë mirë këtë trofe.
Kështu, për këtë fund sezoni, ai në rrjetin social Facebook, ka shkruar.
“Një sezon me ulje-ngritje! Me besim në veten dhe këtë ekip, mund të bësh gjithçka! Ky trofe është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne, për tërë klubin. Por, është gjithashtu për të gjithë ata që na kanë mbështetur! Faleminderit!”
Shihni postimin e plotë më poshtë. /Periskopi












