Whyte nuk mund të fliste pas nokautit, por menjëherë kërkoi rimeç

Aleksandar Povetkin ka mposhtur në mënyrë të befasishme Dillian Whyte, duke e nokautuar në raundin e pestë. Whyte, ka humbur mundësinë për t’u ndeshur me Tyson Fury, pasi në rast fitoreje, do të ishte një sfidues i detyrueshëm i britanikut. Edhe pse mori një nokaut të fortë, duke mbetur në tokë e duke pasur nevojë […]
Aleksandar Povetkin ka mposhtur në mënyrë të befasishme Dillian Whyte, duke e nokautuar në raundin e pestë.
Whyte, ka humbur mundësinë për t’u ndeshur me Tyson Fury, pasi në rast fitoreje, do të ishte një sfidues i detyrueshëm i britanikut.
Edhe pse mori një nokaut të fortë, duke mbetur në tokë e duke pasur nevojë për oksigjen për t’u kthyer në normalitet, Whyte menjëherë ka kërkuar një rimeç me Povetkin.
Këtë e ka konfirmuar Eddie Hearn, organizatori i këtij meçi.
“Sinqerisht, nuk mund të besoja kur pash atë goditje. Unë mendova se po ëndërroja”, ka deklaruar Hearn, përcjell lajmi.net.
“Dillian është në gjendje shoku, por ai menjëherë kërkoi një ndeshje dhe ne do ta organizojmë”.
“Ai e pati një fitore në duart e tij pas dy rrëzimeve që ia bëri. Por kjo është një kategori e rëndë. Një gjuajtje mund të ndryshojë gjithçka”.












