Werner u pa në telefon gjatë finales sot, postimi i RB Leipzigut është më i miri që kemi parë këtë javë

Arsenali ka fituar finalen e FA Cup, pasi mposhti në mënyrë kontraverse Chelsean me rezultat 2-1. Djelmoshat e Mikel Artetas dominuan rivalin loak shumicën e ndeshjes, por vendimet e gjyqtarit në favor të tyre ishin thjesht të tmerrshme. Matteo Kovacic u përjashtua me dy kartonë të cilët kurrë nuk është dashur t’i jepeshin, teksa portieri […]
Djelmoshat e Mikel Artetas dominuan rivalin loak shumicën e ndeshjes, por vendimet e gjyqtarit në favor të tyre ishin thjesht të tmerrshme.
Matteo Kovacic u përjashtua me dy kartonë të cilët kurrë nuk është dashur t’i jepeshin, teksa portieri i Arsenalit, Martinez kapi topin jashtë vijave të zonës së lejuar, por ia hodhi paq – gjyqtari dhe VAR dështuan të reagojnë.
Pastaj, në rastin e golit të dytë, Marcos Alonso u ndërhy paraprakisht në mënyrë të palejuar, por edhe këtu gjyqtari Anthony Taylor “mbylli sytë”.
Sidoqoftë, djaloshi i ri i Chelseat, Timo Werner ishte në tribuna dhe, në një moment gjatë takimit, u pa në telefon (pak minuta pas golit të dytë të Aubameyangut).

Kjo nxiti një postim brilant të RB Leipzig, që postoi një foto nga dritarja e bisedës me sulmuesin ku dukej se ai po i dërgonte mesazh ish-klubit.

Fantastike, apo jo? /Periskopi.com/












