Veprimi i fundit i Agueros e bën të qartë – Messi te Manchester City

Mediet në të gjithë botën po raportojnë mbi të ardhmen e Messit, ku edhe ka shumë spekulime. Dje “jashtëtokësori”, i dërgoi një shkresë klubit të Barcelonës në të cilën ia konfirmoi edhe largimin nga “Camp Nou”. Edhe pse shumë klube po e kërkojnë atë, si duket argjentinasi do t’i bashkohet Manchester Cityt, kjo për faktin […]
Mediet në të gjithë botën po raportojnë mbi të ardhmen e Messit, ku edhe ka shumë spekulime.
Dje “jashtëtokësori”, i dërgoi një shkresë klubit të Barcelonës në të cilën ia konfirmoi edhe largimin nga “Camp Nou”.
Edhe pse shumë klube po e kërkojnë atë, si duket argjentinasi do t’i bashkohet Manchester Cityt, kjo për faktin se Guardiola si ish-trajner i Messit te Barcelona dhe shoku i tij te Kombëtarja e Argjentinës, Aguero janë faktorët kyç që do ta sjellin atë në “Etihad Stadium”.
Ndërkaq një veprim i fundi i Agueros në “Instagram” lë të kuptojë shumë se Messi po transferohet në Man City.
Kun Aguero ka ndryshuar emrin e tij në “Instagram” nga Kun Aguero 10, në vetëm, Kun Aguero, kjo ndoshta për t’ia lënë të lirë numrin 10, Messit.













