U shpall si më i miri i sezonit në Serie A duke lënë prapa Ronaldon, këto janë fjalët e Dybalas

Paulo Dybala i gëzohet çmimit të lojtarit më të mirë të sezonit në Serie A, për edicionin 2019/2020. Falë 11 golave dhe 6 asisteve që shënoi në këtë sezon me Juventusin, sulmuesi argjentinas u shpall nga liga italiane e futbollit si MVP-ja i këtij sezoni. Me një postim në Twitter, Dybala i ka falenderuar të […]
Paulo Dybala i gëzohet çmimit të lojtarit më të mirë të sezonit në Serie A, për edicionin 2019/2020.
Falë 11 golave dhe 6 asisteve që shënoi në këtë sezon me Juventusin, sulmuesi argjentinas u shpall nga liga italiane e futbollit si MVP-ja i këtij sezoni.
Me një postim në Twitter, Dybala i ka falenderuar të gjithë për këtë çmim special.
“Dua të falënderoj trajnerët dhe shokët e skuadrës për këtë çmim. Pa ata nuk do të ishte e mundur. Faleminderit edhe gjithë tifozëve“, shkruan 26-vjeçari, i cili fitoi per herë te pestë titullin kampion me bardhezinjtë.












