Trajneri i APOEL-it pas triumfit kundër Gjilanit: Mund ta mbyllnim ndeshjen më lehtë

Marinos Ouzounidis është shprehur shumë i lumtur që skuadra e tij, APOEL Nicosia u kualifikua tutje në Ligën e Evropës. Duke folur për mediat e vendit të tij, Ouzounidis deklaroi se për një moment mendoi se Gjilani do t’i mposhte për të kaluar tutje “Neve na intereson vetëm kualifikimi, por mund ta mbyllnim ndeshjen shumë […]
Duke folur për mediat e vendit të tij, Ouzounidis deklaroi se për një moment mendoi se Gjilani do t’i mposhte për të kaluar tutje
“Neve na intereson vetëm kualifikimi, por mund ta mbyllnim ndeshjen shumë më lehtë. Për fat të keq, zgjedhjet tona nuk ishin të mira. Gjëja pozitive është se fituam dhe tani duhet të punojmë përpara”, u shpreh trajneri i APOEL’it.
“Ne kishim frikë se ndeshja do të dilte keq për ne, por në fund gjithçka shkoi mirë”, shtoi tutje trajneri qipriot.
Ndryshe, skuadra e Gentjan Mezanit u mposht me rezultat 0:2 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në takimin e vlefshëm për raundin e parë kualifikues të LE.
Ndeshja në kohën e rregullt mbaroi pa gola, me mysafirët që humbën një penallti të dyshimtë. Al-Tammari (78’) nuk arriti të gjente portën, duke çuar ndeshjen në shtesë.
Lodhja duket se ndikoi te lojtarët e Gjilanit, të cilët pësuan dy gola në ‘extra-time’. Fillimisht, Efrem (102’) i dha epërsinë qipriotëve, para se Ndongala (116’) të vuloste gjithçka.
Megjithë eliminimin, ishte një paraqitje mjaft dinjitoze e Gjilanit, që luajti kundër një skuadër me një buxhet shumë herë më të madh.












