Tirana konfirmon lajmin e madh para takimit me Crvena Zvezdën

KF Tirana ka kryer testet e Covid-19 përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve me Crvena Zvezdën. Të gjithë lojtarët dhe stafi teknik kanë rezultuar negativ, duke pritur me qetësi duelin e nesërm në orën 20:00 në “Air Albania”. Përmes faqes zyrtare klubi ka njoftuar se të gjithë futbollistët kanë rezultuar negativ, teksa ekipi do të […]
KF Tirana ka kryer testet e Covid-19 përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve me Crvena Zvezdën.
Të gjithë lojtarët dhe stafi teknik kanë rezultuar negativ, duke pritur me qetësi duelin e nesërm në orën 20:00 në “Air Albania”.

Përmes faqes zyrtare klubi ka njoftuar se të gjithë futbollistët kanë rezultuar negativ, teksa ekipi do të grumbullohet në hotel në prag të sfidës.
“Klubi i Futbollit Tirana pas kryerjes së tamponëve konfirmon se rezultatet e të gjithë personave mbi të cilët u krye kjo analize, rezultuan NEGATIVE. Ekipi është gati për të zhvilluar sfidën e raundit të dytë kualifikues kundër FC Red Star. Pas përfundimit të seancës stërvitore te orës 19:00 sic ishte planifikuar, ekipi do të grumbullohet në hotel për të pritur të nesërmen e sfidës”, thuhet në njoftim të KF Tiranës.












