Të gjithë gjigantët Europian pas Messit, ja ku janë shanset më të mëdha ta shohim

Lionel Messi është në prag të largimit nga Barcelona, lajm ky që ka ‘tronditur’ fansat e legjendës argjentinase, transmeton Periskopi. Kështu, pasi bëri bujë të madhe lajmi për largimin e tij nga klubi ku kishte filluar karrierën si fëmijë, të menjëhershme kanë qenë edhe interesimet nga klubet e tjera gjigante europiane. Por, ku do ta […]
Kështu, pasi bëri bujë të madhe lajmi për largimin e tij nga klubi ku kishte filluar karrierën si fëmijë, të menjëhershme kanë qenë edhe interesimet nga klubet e tjera gjigante europiane.
Por, ku do ta shohim Messin nëse ai përfundimisht largohet nga Barcelona?
Manchester City?
Meqenëse spanjolli, Pep Guardiola menaxhoi Messin për katër sezone gjasat janë të mëdha për një ribashkim të dyshes.
Madje, duke u bazuar në Radio Catalunya, Messi tashmë ka folur me Guardiolan për një transferim te Manchester City.
PSG?
Kampionët francezë, si City, duket se nuk kanë kufij kur bëhet fjalë për tregun e transferimeve. Pasi kanë thyer rekordin kur firmosën Neymar për 198 milion from nga Barca tre vjet më parë, PSG nuk ka frikë të luajë zare dhe të prishë bankën.
Madje një bashkim mes dyshes, Neymar – Messi do të mirëpritej nga fansat.
Por paga bazë e Messit prej 64 milion në vit mund të dëshmojnë se janë problem për PSG-në , të cilët paguajnë çdo sezon – 33 milion £ për Neymar dhe 19 milion për Kylian Mbappe.
Manchester United?
Raportohet se, ‘Djajtë e Kuq’ nuk kanë humbur asnjë kohë në kontakt me përfaqësuesit e Messit lidhur me një transferim të mundshëm.
Kjo është përkundër faktit që ata deri më tani nuk kanë arritur të grumbullojnë paratë e gatshme për Jadon Sancho – i cili u vlerësua nga Borussia Dortmund në 108 milion.
Mesi gjithashtu thuhet se preferon një lëvizje te rivalët e Manchester Cityt.
Inter?
Një ndër klubet që është përfolur shumë për një kalim të mundshëm të Messit është gjiganti i Serie A, Interi.
Ish- pronari i tyre Massimo Moratti madje zbuloi se klubi do të planifikojë të shpërblejë fituesin e gjashtë herë të Topit të Artë në Itali.
Inter kanë mbështetjen e kryetarit kinez, Steven Zhang, djali i miliarderit, Zhang Jindong.
Babai i Messit gjithashtu besohet të ketë një shtëpi në Milano, duke nxitur spekulime se djali i tij mund të komplotonte një kalim në San Siro. /Periskopi












