Talenti kosovar ia dedikon dy golat dajës së tij që vdiq nga koronavirusi

Talenti kosovar ia dedikon dy golat dajës së tij që vdiq nga koronavirusi

Eron Ademi është një nga shumë futbollistët e rinj nga Kosova që po shkëlqejnë në arenën ndërkombëtare. Futbollisti nga Shtimja ka ambicie të mëdha në karrierë, derisa së fundmi ndërroi edhe skuadër duke kaluar tek ASV Geel nga Sporting Hasselt në ligën e tretë të Belgjikës. 17-vjeçari arriti të debutojë në mënyrën më të mirë […]

Eron Ademi është një nga shumë futbollistët e rinj nga Kosova që po shkëlqejnë në arenën ndërkombëtare.

Futbollisti nga Shtimja ka ambicie të mëdha në karrierë, derisa së fundmi ndërroi edhe skuadër duke kaluar tek ASV Geel nga Sporting Hasselt në ligën e tretë të Belgjikës.

17-vjeçari arriti të debutojë në mënyrën më të mirë të mundshme te skuadra e tij e re, duke shënuar dy gola në fitoren 3:1 te ASV Geel.

Ai ishte shumë pranë të ndryshonte kampionat, për të kaluar në Holandë te MVV Maastricht, por pandemia COVID-19 ndali lëvizjen e tij.

“Isha së fundmi afër transferimit te MVV Maastricht në Holandë, por me shpërthimin e pandemisë COVID-19, transferimi im nuk u realizua”, nis bisedën me “Zeri.info” Eron Ademi.

Ademi edicionin e kaluar me ASV Geel ishte në formë mbresëlënëse duke realizuar 27 gola dhe 13 asistime në 30 ndeshje të zhvilluara.

“Në klubin e ri po ndihem shumë mirë, po më mbështetin edhe pse jam futbollisti më i ri aty, pra 17 vjeç. Këtu ka futbollistë që më herët kanë luajtur në ligat më të forta të Evropës si Bundesliga dhe Premierliga”, tregon më tej Ademi.

Sikur gjithë bota, edhe Belgjika, shteti ku jeton dhe luan Ademi, ishte e prekur nga pandemia COVID-19.

Eroni në mes të tjerash thotë se gjatë kësaj periudhe ishte i lënduar.

“Kohën në karantinë e kam kaluar i lënduar. Do të thotë, tani kam nisur stërvitjet pas pesë muajsh mungesë. Sa i përket synimeve të mia, synoj të bëhemi kampion dhe të inkuadrohemi një divizion më lart për edicionin e ardhshëm”, potencoi Eron Ademi.

Për fund, dy golat e realizuar në debutim me skuadrën e tij të re, Ademi ia dedikoi dajës së tij, Xhavit Alimusaj, djalit të ish-deputetit të LDK-së, Nimon Alimusaj, i cili ndërroi jetë ditë më parë nga COVID-19.

“Dy golat e shënuar në debutim ia dedikoj dajës sim, Xhavit Alimusaj, i cili vdiq pas infektimit me COVID-19”, përfundoi Eron Ademi të mërkurën për “Zeri.info”.

Vlen të ceket se pas paraqitjeve të mira në Belgjikë, Ademi është ftuar edhe nga grupmoshat U17 të Kombëtares së Shqipërisë vitin e kaluar.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova