Suedia refuzoi mbylljen: Ekonomia po e përballon më lehtë koronavirusin

Suedia refuzoi mbylljen: Ekonomia po e përballon më lehtë koronavirusin

Suedia, e cila ka anashkaluar izolimin në kohën e shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, është përballur me tkurrje ekonomike prej 8.6 për qind në periudhën prill-qershor në krahasim me periudhën paraprake. Të dhënat e publikuara nga Zyra e Statistikave në këtë shtet kanë treguar se Suedia është në situatë më të mirë sesa vendet tjera […]

Suedia, e cila ka anashkaluar izolimin në kohën e shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, është përballur me tkurrje ekonomike prej 8.6 për qind në periudhën prill-qershor në krahasim me periudhën paraprake.

Të dhënat e publikuara nga Zyra e Statistikave në këtë shtet kanë treguar se Suedia është në situatë më të mirë sesa vendet tjera të Bashkimit Evropian që kanë marrë masa më të ashpra kundër koronavirusit.

Megjithatë, këto shifra janë më ulëtat për Suedinë në të paktën 40 vjet.

Ndërkohë, vetë BE-ja ka thënë se ka përjetuar tkurrje ekonomike prej 11.9 për qind për periudhën e njëjtë kohore.

Kombet tjera individuale kanë raportuar shifra edhe më të dobëta të tkurrjes ekonomike, përkatësisht Spanja 18.5 për qind, Franca 13.8 për qind dhe Italia 12.4 për qind.

Autoritetet suedeze e kanë lënë në duart e qytetarëve vendimin për respektim të distancimit fizik prej shpërthimit të koronavirusit, duke përfshirë edhe punën nga shtëpia dhe anashkalimin e transportit publik.

Ndonëse bizneset kanë vazhduar punën në Suedi, ekonomia e këtij shteti varet shumë nga eksportet, të cilat janë goditur nga mungesa e kërkesës përgjatë kësaj periudhe.

Mirëpo pavarësisht tkurrjes, Suedia ende nuk është ne recesion, meqë në çerekun e parë të vitit ka raportuar rritje ekonomike prej 0.1 për qind.

Një ekonomi konsiderohet se është në recesion nëse tkurret për dy çerekë të njëpasnjëshëm.

Disa parashikime tregojnë se ekonomia suedeze do të tkurret për 5 për qind këtë vit.

 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj