Suarez është ‘shumë i nervozuar’ pas bisedës një-minutëshe me Koeman në telefon

Suarez është ‘shumë i nervozuar’ pas bisedës një-minutëshe me Koeman në telefon

Luis Suarez është një prej disa futbollistëve që do ta paguajë cmimin për poshtërimin publik 8-2 të Barcelonës nga Bayern Munichu. Kontrata e 33-vjecarit do të ndërpritet pasi trajneri i ri, Ronald Koeman vendosi që të mos e përfshijë atë në planet për sezonin e ri, transmeton Periskopi. Të hënën, sipas gazetës katalunase “SPORT”, Koeman […]

Kontrata e 33-vjecarit do të ndërpritet pasi trajneri i ri, Ronald Koeman vendosi që të mos e përfshijë atë në planet për sezonin e ri, transmeton Periskopi.

Të hënën, sipas gazetës katalunase “SPORT”, Koeman telefonoi Suarezin për ta informuar pë vendimin e tij.

Telefonata zgjati më pak se një minutë dhe Suarez, të cilit iu tha se më nuk bën pjesë në planet e Barcelonës, nuk pati opsion tjetër vec ta pranojë vendimin.

p1egh7c8g7bmc1m81r2c1fcv1dved.jpg

Ai nuk kërkoi shpjegime të tjera duke përfunduar telefonatën.

Por Suarez, sipas shumë burimeve në Spanjë, nuk është aspak i lumtur.

“COPE” potencon se Suarez është shumë i nervozuar pas asaj telefonate. Ai nuk beson se telefonata një minutëshe është mënyra e duhur për ta trajtuar një lojtar i cili ka qenë pjesë e klubit për gjashtë vitet e fundit.

Sulmuesi beson se ka merituar një lamtumirë më dinjitoze, pasi u përjashtua me një telefonatë.

p1egh7dmmjjal1ne95ptj7gf.jpg

“SPORT” shton se Suarez gjithashtu mendon se është etiketuar padrejtësisht për atë që ndodhi në “Camp Nou” dhe frikësohet se mund ta dëmtojë reputacionin e tij si legjendë e Barcelonës.

Mos të harrojmë, Suarez është golashënuesi i tretë më i mirë në histori të Barcelonës, vetëm Lionel Messi (634 gola) dhe Cesar (232 gola) kanë shënuar më shumë për gjigantin katalunas. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova