Skuadra nga Gjibraltari arrin në stadium, FC Prishtina vazhdon qëndrimin në hotel

Skuadra nga Gjibraltari, FC Lincoln Red Imps ka arritur në stadiumin ‘Victori’ aty ku nga ora 18:00 është dashur të zhvillohet ndeshja e fazës parakualifikuese në kuadër të Ligës së Evropës ndaj fituesit të Kupës së Kosovës, FC Prishtina. Por, futbollistët nga kryeqyteti i Kosovës aktualisht gjenden në hotel pasi tetë prej tyre rezultuan pozitiv […]
Skuadra nga Gjibraltari, FC Lincoln Red Imps ka arritur në stadiumin ‘Victori’ aty ku nga ora 18:00 është dashur të zhvillohet ndeshja e fazës parakualifikuese në kuadër të Ligës së Evropës ndaj fituesit të Kupës së Kosovës, FC Prishtina.
Por, futbollistët nga kryeqyteti i Kosovës aktualisht gjenden në hotel pasi tetë prej tyre rezultuan pozitiv me COVID-19, njofton Klan Kosova.
Kujtojmë se kjo është hera e dytë që futbollistë të Prishtinës rezultojnë pozitiv me COVID-19 në Gjibraltar gjatë kësaj jave.













