Shtypi argjentinës: Leo Messi vendosi për largim pasi u prek thellësisht nga këto fjalë që ia tha Koeman

Sipas raportimeve nga Olè në Argjentinë, një nga arsyet që e shtyu Lionel Messin të komunikojë dëshirën e tij për t’u larguar nga Barcelona ishte biseda që u zhvillua ditët e fundit me trajnerin e ri katalanas, Ronald Koeman. Trajneri holandez, duke iu drejtuar argjentinasit, raportohet t’i ketë thënë: “Privilegjet në skuadër kanë mbaruar. Duhet […]
Sipas raportimeve nga Olè në Argjentinë, një nga arsyet që e shtyu Lionel Messin të komunikojë dëshirën e tij për t’u larguar nga Barcelona ishte biseda që u zhvillua ditët e fundit me trajnerin e ri katalanas, Ronald Koeman.
Trajneri holandez, duke iu drejtuar argjentinasit, raportohet t’i ketë thënë:
“Privilegjet në skuadër kanë mbaruar. Duhet të bësh gjithçka për ekipin.
Do të jem i papërkulur, duhet të mendosh për skuadrën”.
Një fjalim që ka prekur thellësisht Lionel Messin, i bindur se ai gjithmonë ka dhënë më të mirën për blaugranët.












