Shqetësuese: Periskopi merr vesh arsyen pse Challandes nuk ftoi Vedat Muriqin

Përmes burimeve të afërta në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), Periskopi ka mësuar arsyen e trajnerit të kombëtares Bernard Challandes për mos-ftimin e Vedat Muriqit në ndeshjet e fillimit të shtatorit në kuadër të Ligës së Kombeve. Kosova do të nis për herë të parë kampanjën e Ligës së Kombeve në Grupin C, por […]
Kosova do të nis për herë të parë kampanjën e Ligës së Kombeve në Grupin C, por kjo nismë nuk do të jetë aq e mbarë e e lehtë sa pritej. Vedat Muriqi, sulmuesi kryesor i ekipit tonë kombëtar do të mungojë.
Burime të afërta nga FFK-ja i kanë thënë portalit tonë se shtatlarti prizrenas është lënduar dhe do të jetë plot 1 muaj jashtë fushave të lojës.
Muriqi së fundi po përflitet se do të largohet nga gjiganti turk Fenerbahçe – megjithëse një kalim te Lazio e Romës është demantuar.
Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet e ardhshme do t’i mungojë edhe një tjetër superyll. Bëhet fjalë për Edon Zhegrovën.












