Sevilla mposht Interin, fiton Ligën e Evropës – trofeu i gjashtë në histori të klubit

Me një ndeshje tejet atraktive, skuadra andaluziane, Sevilla, ka arritur ta mposhtë skuadrën italiane, Interin, duke marrë kësisojë për të 6 herë trofeun e kësaj gare, shkruan Periskopi. Të parët që zhbllokuan rezultatin ishin, ‘zikaltrit’ të cilët shënuan nga penalltia që në minutën e 3-të të ndeshjes. Por, festën e Interistëve e ndali De Jong, […]
Të parët që zhbllokuan rezultatin ishin, ‘zikaltrit’ të cilët shënuan nga penalltia që në minutën e 3-të të ndeshjes.
Por, festën e Interistëve e ndali De Jong, i cili për pak minuta barazoi rezultatin dhe, duke mos u mjaftuar me një gol, ai shënoi edhe për 2:1.
Rezultati u barazua përsëri nga ‘zikaltrit’, me anë të golit të, Godin.
Kurse, për ta përmbyllur këtë seri golash dhe për t’ia dhënë titullin Sevillës, me ndihmën e Lukakut, shënoi, Diego Carlos. /Periskopi












