Rugova i LDK-së propozon dy emra për president të Kosovës

Rugova i LDK-së propozon dy emra për president të Kosovës

Zyrtari nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Naser Rugova, ka thënë se akademikët si Rexhep Ismajli ose Jusuf Buxhovi do të ishin kandidatë briliantë për pozitën e presidentit. Rugova në njërin prej televizioneve vendore ka shtuar se çdo prezantim i Ismajli apo Buxhovit në arenën ndërkombëtare, do t’i bënte nder shtetit dhe popullit të Kosovës. “Nganjëherë […]

Zyrtari nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Naser Rugova, ka thënë se akademikët si Rexhep Ismajli ose Jusuf Buxhovi do të ishin kandidatë briliantë për pozitën e presidentit.

Rugova në njërin prej televizioneve vendore ka shtuar se çdo prezantim i Ismajli apo Buxhovit në arenën ndërkombëtare, do t’i bënte nder shtetit dhe popullit të Kosovës.

“Nganjëherë nevojiten intelektualët e mirëfilltë që kuptojnë nga proceset politike, historia dhe diplomacia”.

“Për shembull, kandidatë brilantë për president do të mund të ishin akademik Rexhep Ismalji dhe Jusuf Buxhovi”.

“Kush mund t’i kontestojë këta nga aspekti i njohurive të proceseve politike?”.

“Kanë qenë pjesë e atij ideimit të konceptit të Kosovës si shtet i pavarur, flasin gjuhë të huaja, kanë njohuri të thella, kanë edhe miqësi personale qoftë në rrafshin diplomatik dhe atë intelektual”.

“Thjeshtë nuk janë aktiv në parti politike, por të dy janë të afërt me LDK-ë dhe në momente të caktuara kanë bërë distancë dhe mund të kontribuojnë, mund ta unifikojnë popullin”.

Rugova ka shtuar se ka edhe mjaft personalitete të tjera që kanë dije, guxim, vullnet që çështjen e Kosovës ta çojnë tutje dhe të hapin perspektiva të reja për rininë kosovare.

“Çdo prezantim i tyre në arenën ndërkombëtare na bën neve nder si shtet dhe popull. I përmenda këta dy emra sepse kam guximin politik edhe intelektual. Në LDK kultura e debatit dhe propozimit nuk censurohet”.

“Jemi lodhur nga politikanët nga pak të ngjyrosur; prandaj i përmenda këto dy personalitet. Njoh edhe me dhjetëra personalitete të tilla të cilët do t’i afronin subjektet politike”.

“Konsideroj se do të ishte emancipim politik që subjektet politike t’i pranonin personalitetet e tilla. Do të ishte një vendim kualitativ që do ta ndihmonte shumë këtë vend dhe do të hapte koncepte të reja. Do të ishte një mesazh i fuqishëm te miqtë ndërkombëtarë”.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj