Rrëfehet futbollisti i Prishtinës: Nuk e kuptoj si dola pozitiv në Gjilbratar, në Kosovë përsëri rezultova negativ

Prishtina ka kaluar një periudhë shumë të vështirë ditëve të fundit në aventurën e saj në Europa League. Skuadra u penalizua fillimisht në Gjilbratar pasi që 8 futbollistë rezultuan pozitivë me koronavirus në testet e kryera atje. Më pas nga autoritetet e UEFA-s u kërkua që të ndryshohet komplet struktura e skuadrës që kjo ndeshja […]
Prishtina ka kaluar një periudhë shumë të vështirë ditëve të fundit në aventurën e saj në Europa League.
Skuadra u penalizua fillimisht në Gjilbratar pasi që 8 futbollistë rezultuan pozitivë me koronavirus në testet e kryera atje.
Më pas nga autoritetet e UEFA-s u kërkua që të ndryshohet komplet struktura e skuadrës që kjo ndeshja të zhvillohet.
Besnik Krasniqi është në mesin e futbollistëve që ka testuar pozitiv në Gjilbratar.
Por, fakti më interesant është që para nisjes për në udhëtim, Krasniqi ishte testuar në Kosovë dhe kishte rezultuar negativ. Më pas në Gjilbratar ai rezultoi pozitiv, kurse në testimin tjetër pas rikthimit në Kosovë ai rezultoi përsëri negativ.
Në një pronocnim për GazetaBlic Sport, ai tha se kjo i duket shumë e çuditshme se si ka ndodhur.
“Sa i përket meje jam shumë mirë nuk kam as një problem më të vogël, madje as një simptomë. Nuk e kuptoj dot rezultatin e ndryshëm në testet e mija për koronavirus. Për mua ishte shumë e çuditshme por ndoshta ka ndodh ndonjë gabim se prapë këtu kam rezultuar negativ” tha Krasniqi.












