Rekordmeni i botës ia sheh sherrin festës së ditëlindjes, rezulton pozitiv me koronavirus – në festë ishte edhe Sterling

Rekordmeni i botës në 100 metra dhe 200 metra, Usain Bolt, ka testuar pozitiv me koronavirus disa ditë pasi festoi ditëlindjën në një klub, aty ku morën pjesë edhe yje të futbollit si, Raheem Sterling, transmeton Periskopi. Ylli i sprintit, i cili u mbush 34 vjeç të premten, konfirmoi se është izoluar dhe po qëndron […]
Rekordmeni i botës në 100 metra dhe 200 metra, Usain Bolt, ka testuar pozitiv me koronavirus disa ditë pasi festoi ditëlindjën në një klub, aty ku morën pjesë edhe yje të futbollit si, Raheem Sterling, transmeton Periskopi.
Ylli i sprintit, i cili u mbush 34 vjeç të premten, konfirmoi se është izoluar dhe po qëndron në shtëpinë e tij në Xhamajka.


Megjithatë, atleti në pension e konfirmoi se kishte Covid-19, por ai thotë se nuk po vuan nga asnjë simptomë.

Kujtojmë se, xhamajkani u tërhoq nga sportet e shpejtësisë si një ikonë në vitin 2017 kur u dëmtua në finalen e botërori në 4×100 metër.












