Publikohet lista e Anglisë për ndeshjen kundër Kosovës në ‘Fadil Vokrri’, më 4 shtator

Kombëtarja e Anglisë ka publikuar listën e futbollistëve U-21 që do të luajnë në dy ndeshjet e radhës në kualifikimet e Kampionatit Evropian për këtë grupmoshë. Anglia do të përballet me Kosovën dhe Austrinë. Fillimisht me Kosovën do të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri”, pa praninë e shikuesve të premten më 4 shtator, kurse më […]
Kombëtarja e Anglisë ka publikuar listën e futbollistëve U-21 që do të luajnë në dy ndeshjet e radhës në kualifikimet e Kampionatit Evropian për këtë grupmoshë.
Anglia do të përballet me Kosovën dhe Austrinë. Fillimisht me Kosovën do të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri”, pa praninë e shikuesve të premten më 4 shtator, kurse më 8 shtator luan ndaj Austrisë.
Kosova aktualisht ndodhet në pozitën e tretë në Grupin C të kualifikimeve, me gjithsej 6 pikë. Anglia e Austria kanë nga 12 pikë, kurse pas Kosovës renditen Shqipëria (5 pikë), Andorra (4 pikë) dhe Turqia (4 pikë).
Në listën e publikuar janë disa yje të mëdhenj të “Tre Luanëve”. Jude Bellingham, Tom Davies, Callum Hudson-Odoi, Reece James, Eddie Nketiah, Bukayo Saka e shumë të tjerë.
Lista e plotë:
Max Aarons – Norwich City
Brandon Austin – Tottenham Hotspur
Jude Bellingham – Borussia Dortmund
Rhian Brewster – Liverpool
Josef Bursik – Doncaster Rovers (loan from Stoke City)
Todd Cantwell – Norwich City
Josh Dasilva -Brentford
Tom Davies – Everton
Ebere Eze – Queens Park Rangers
Conor Gallagher – Chelsea
Ben Godfrey – Norwich City
Marc Guehi – Chelsea
Callum Hudson-Odoi – Chelsea
Reece James – Chelsea
James Justin – Leicester City
Lloyd Kelly – AFC Bournemouth
Reiss Nelson – Arsenal
Eddie Nketiah – Arsenal
Jonathan Panzo – AS Monaco
Aaron Ramsdale – Sheffield United
Bukayo Saka – Arsenal
Ryan Sessegnon – Tottenham Hotspur
Oliver Skipp – Norwich City (loan from Tottenham Hotspur)












