Pse e çoi Messi kërkesën e tij për largim me faks?

Reagimet mbi çështjen e largimit të Lionel Messit nga Barcelona ishin të shumta. Pse? Sa do të kushtojë? Por, edhe diçka tjetër mori vëmendjen e dynjasë. “Reprezentuesi i Argjentinës, 33 vjeçari, i dërgoi klubit një faks të martën duke i thënë se dëshironte të ushtronte klauzolën e tij në kontratë që i lejonte largimin e […]
Pse? Sa do të kushtojë?
Por, edhe diçka tjetër mori vëmendjen e dynjasë.
“Reprezentuesi i Argjentinës, 33 vjeçari, i dërgoi klubit një faks të martën duke i thënë se dëshironte të ushtronte klauzolën e tij në kontratë që i lejonte largimin e menjëhershëm si lojtarë i lirë.”
Fax? – pyet BBC, përkthen Periskopi. Përnjëmend? Me faks?
Kjo tingëllon shumë metodë e vjetër për t’i shkruar dikujt, sepse në të vërtetë edhe është e vjetër.
Ideja ishte patentuar së pari nga orëbërësi skocez Alexander Bain në vitin 1843 – shumë kohë para se të zbulohej telefoni.
Avokatët ende përdorim faksët për të dërguar dokumente ligjore kur kërkohet nënshkrimi.
Por, tashmë nënshkrimet mund të bëhen edhe në formë elektronike gjë që e bën storien e Messit edhe më të çuditshme.
Në fakt, Messi ka dërguar një burofaks. Ky burofaks nënkupton se ajo përbën provë legale të asaj që është dërguar dhe datën e saj. /Periskopi












