Prishtina testohet për koronavirus edhe në Gjibraltar

Prishtina testohet për koronavirus edhe në Gjibraltar

Ekspedita e FC Prishtinës ka udhëtuar mëngjesin e sotëm për në Gjibraltar derisa tashmë ka mbërritur në këtë vend. Kujtojmë se Prishtina do të luajë nesër (e shtunë) ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Lincoln Red Imps në kuadër të Ligës së Evropës, në rast se gjithë futbollistët e grumbulluar rezultojnë negativ ndaj testit për […]

Ekspedita e FC Prishtinës ka udhëtuar mëngjesin e sotëm për në Gjibraltar derisa tashmë ka mbërritur në këtë vend.

Kujtojmë se Prishtina do të luajë nesër (e shtunë) ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Lincoln Red Imps në kuadër të Ligës së Evropës, në rast se gjithë futbollistët e grumbulluar rezultojnë negativ ndaj testit për koronavirus, shkak ky që bëri që para pak ditësh kjo ndeshje të shtyhej për të shtunën.

Prishtina në këtë ndeshje do të drejtohet nga trajneri Ramiz Krasniqi dhe do të luajë me lojtarë nga ekipe të Superligës së Kosovës pasi që ditë më parë u anulua ndeshja teksa tetë lojtarë prishtinas rezultuan pozitiv me COVID-19 pas testeve të kryera në këtë Gjibraltar.

Drejtori sportiv i FC Prishtinës, Granit Begolli, thotë se skuadra tashmë ka zbarkuar në Gjibraltar.

“Prishtina ka ateruar në Gjibraltar dhe çdo gjë ka shkuar mirë. Tashmë është testuar e gjithë skuadra për COVID-19 dhe presim që sonte më së largu nesër t’i marrim rezultatet”, ka thënë Begolli për gazetën e njohur.

Ai ndër të tjera njofton se skuadra sonte do ta kryejë nga ora 18:00 seancën stërvitore para ndeshjes.

“Sonte është në program seanca stërvitore nga ora 18:00. Shpresojmë se çdo gjë do të shkojë mirë si fillim me testet në mënyrë që ta presim ndeshjen të qetë”, pohoi Begolli.

Sfida Lincoln Red Imps – FC Prishtina zhvillohet të shtunën duke filluar në ora 18:00 në stadiumin “Victoria” në Gjibraltar.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova