Prishtina konfirmon largimin e pesë futbollistëve nga skuadra

Skuadra e Prishtinës ka njoftuar për ndryshimet e fundit në kampin e tyre. Pesë futbollistë janë larguar nga skuadra, të cilët ishin kyç në formacionin startues. Lamtumirë klubit i kanë thënë Armend Thaqi e Meriton Korenica që iu bashkuan Ballkanit, Ahmet Januzi e Ahmet Haliti që priten të transferohen te Llapi, dhe Diar Miftaraj. Njoftimin […]
Skuadra e Prishtinës ka njoftuar për ndryshimet e fundit në kampin e tyre.
Pesë futbollistë janë larguar nga skuadra, të cilët ishin kyç në formacionin startues.
Lamtumirë klubit i kanë thënë Armend Thaqi e Meriton Korenica që iu bashkuan Ballkanit, Ahmet Januzi e Ahmet Haliti që priten të transferohen te Llapi, dhe Diar Miftaraj.
Njoftimin për largimin e futbollistëve e ka bërë klubi në faqen zyrtare në “Facebook”.













