Prestigjiozja angleze nis peticionin online për dhënien e ‘Topit të Artë’ për këtë vit

Prestigjiozja angleze nis peticionin online për dhënien e ‘Topit të Artë’ për këtë vit

2020-ta ka qenë një vit i vështirë për të gjithë dhe, në rrethana të tilla, vendimi i “France Football” për të anulluar dhënien e “Topit të Artë” të këtij viti është i kuptueshëm. Sidoqoftë, që nga kthimi i futbollit, lojtarët më të mirë iu kanë ofruar tifozëve, në të gjithë botën, një lehtësim marramendës nga […]

2020-ta ka qenë një vit i vështirë për të gjithë dhe, në rrethana të tilla, vendimi i “France Football” për të anulluar dhënien e “Topit të Artë” të këtij viti është i kuptueshëm. Sidoqoftë, që nga kthimi i futbollit, lojtarët më të mirë iu kanë ofruar tifozëve, në të gjithë botën, një lehtësim marramendës nga pandemia globale.

Ciro Immobile i Lazio fitoi “Këpucën e Artë” të Europës. Ekipi emocionues i Liverpool, me yje të tillë si Mane, Salah, Alexander-Arnold dhe Van Dijk ngriti titullin e tyre të parë anglez në 30 vite. Neymar u mahnit kur PSG-ja arriti në finalen e saj të parë të Ligës së Kampionëve. Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi, tani të dy mbi të 30-tat, e vazhduan karrierën e tyre statistikisht plot ritëm. Dhe sigurisht, një ekip i mrekullueshëm i Bayern Munich, i udhëhequr nga golat e Robert Lewandowski, fitoi Ligën e Kampionëve, për të kompletuar kësisoji “tripletën” sezonale.

Këta lojtarë meritojnë të nderohen për gëzimin dhe “eksitimin” që kanë dhënë gjatë kësaj kohe të vështirë. Kjo është arsyeja pse “Bleacher Report Football” ka ndërmarrë një peticion online, duke i kërkuar “France Football”, në emër të tifozëve të futbollit në të gjithë botën, që ta rivlerësojë vendimin dhe ta japë çmimin më prestigjioz individual të futbollit edhe këtë vit. Në këtë mënyrë, prestigjiozja franceze do të nderonte lojtarin më me ndikim në këtë vit unik e të vështirë prej Covid-19, por jo më pak tërheqës, sa i përket futbollit. Një nismë që dërgon “ujë në mullirin” e Robert Lewandowski, si golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve dhe i Bundesligës, fitues i “tripetës” me Bayern Munich. Me siguri, nëse hapet gara për “Topin e Artë”, ai do të ishte favorit absolut për të triumfuar këtë vit.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova