Pompeo bën thirrje që më shumë shtete arabe të bëjnë paqe me Izraelin

Pompeo bën thirrje që më shumë shtete arabe të bëjnë paqe me Izraelin

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se shpreson se do të shohë edhe shtete tjera arabe duke ndjekur vendimin e Emirateve të Bashkuara Arabe, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin. Pompeo ka thënë se një gjë e tillë jo vetëm që do ta rriste stabilitetin në Lindjen e Mesme, por edhe […]

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se shpreson se do të shohë edhe shtete tjera arabe duke ndjekur vendimin e Emirateve të Bashkuara Arabe, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin.

Pompeo ka thënë se një gjë e tillë jo vetëm që do ta rriste stabilitetin në Lindjen e Mesme, por edhe do të përmirësonte jetën e njerëzve.

Megjithatë, ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara do të sigurohen që Izraeli të ruajë avantazhin ushtarak.

Pompeo i ka bërë këto deklarata pasi takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Izrael, duke nisur kështu vizitën pesëditore që do të përfshijë edhe vizita në Sudan, Bahrein dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Më herët gjatë këtij muaji, presidenti amerikan, Donald Trump ka ndërmjetësuar arritjen e një marrëveshjeje historike në mes të Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kjo njëherësh ka qenë vetëm marrëveshja e tretë e nënshkruar ndonjëherë në mes të Izraelit dhe një shteti arab.

Prindi i Abu Dabit, Mohammed Al Nahyan dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
LEXONI EDHE KËTË:
Si reagoi bota pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe?
Sipas marrëveshjes, këto dy shtete janë pajtuar për lidhje të plotë diplomatike – këmbim të ambasadorëve, nisje të fluturimeve direke dhe hapje të ekonomisë.

Izraeli po ashtu ka thënë se do të pezullojë planin për aneksim të disa pjesëve të Bregut Perëndimor të pushtuar, veprim që shumë besojnë se ka mbytur mundësitë për arritje të paqes me palestinezët.

Kjo pasi, palestinezët kanë akuzuar zyrtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe për tradhti.

Në marrëveshjet e kaluara ishte premtuar vetëm përmirësim i marrëdhënieve mes Izraelit dhe kombeve arabe, në kuadër të marrëveshjeve për dhënie fund të konflikteve.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot