Përmbledhja e paraqitjes së Tahith Chong mbrëmë i ka ngritur në qiellin e shtatë fansat e Man Unitedit

Manchester United ka avancuar në cerekfinale të Europa Leagues pasi mposhti skuadrën austriake, LASK, 2-1, të mërkurën. “Djajtë e Kuq” u desh të ktheheshin në rezultat, dhe pikërisht këtë e bënë duke regjistruar në fund një fitore me rezultat të përgjithshëm 7-1, transmeton Periskopi. Pasi në ndeshjen e parë anglezët kishin triumfuar 5-0, kjo i […]
“Djajtë e Kuq” u desh të ktheheshin në rezultat, dhe pikërisht këtë e bënë duke regjistruar në fund një fitore me rezultat të përgjithshëm 7-1, transmeton Periskopi.
Pasi në ndeshjen e parë anglezët kishin triumfuar 5-0, kjo i dha mundësi Ole Gunnar Solskjaerit të luante me disa futbollistë që kishin pasur pak minutazhë këtë edicion.

Një prej eksperimenteve më të mëdha në ndeshje ishte inkuadrimi i 20-vjecarit, Tahith Chong – i cili tradicionalisht ka luajtur si mesfushor i djathtë – si mbrojtës i majtë.
Chong zëvendësoi Brandon ëilliamsin në minutën e 72-të dhe u desh të luante në minutat e mbetur në një rol jo shumë të njohur për të.
Dhe nuk zhgënjeu, teksa tregoi tendencë për të sulmuar vazhdimisht, duke prodhuar disa prekje impresive në proces.
Fansat e Man United ishin të ngazëllyer me paraqitjen e tij në rrjetet sociale, dhe më poshtë mund ta shihni përmbledhjen. /Periskopi.com/
Tahith Chong Vs LASKpic.twitter.com/50dfhU5KM0
— BNS Comps (@BnsComps) August 5, 2020












