Pas transferimit të bujshëm te skuadra e njohur, flet Paqarada: Këto ishin klubet e tjera të interesuara

Pas transferimit të bujshëm te skuadra e njohur, flet Paqarada: Këto ishin klubet e tjera të interesuara

Ylli i Kosovës, Leart Paqarada ka kompletuar transferimin e tij te ST Pauli. Paqarada në një prononcim ekskluziv për Gazetën Objektiv ka shprehur synimet e tij me klubin e ri, ofertat dhe për tifozët e veçantë të St.Paulit. “Jam shumë i lumtur me këtë transferim, ishte koha për një ndryshim pas një sezoni të mirë […]

Ylli i Kosovës, Leart Paqarada ka kompletuar transferimin e tij te ST Pauli.

Paqarada në një prononcim ekskluziv për Gazetën Objektiv ka shprehur synimet e tij me klubin e ri, ofertat dhe për tifozët e veçantë të St.Paulit.

“Jam shumë i lumtur me këtë transferim, ishte koha për një ndryshim pas një sezoni të mirë Sandhuasen. Me St.Paulin do të punojmë fortë për t’u rikthyer në Bundesliga pasi një klub si ky e meriton”, deklaroi Paqarada.

Reprezentuesi i Kosovës, Paqarada zbuloi se nuk ishte vetëm St.Pauli që është interesuar për shërbimet e tij. Ai për Gazetën Objektiv zbuloi se Hannover dhe Fortuna Dusseldorf ishin tejet të interesuara, po ashtu edhe klube nga Bundesliga.

“Kisha oferta edhe nga Hannoveri dhe Dusseldorfi, por projekti i St.Paulit më bindi më shumë. Mezi pres të luajë për këtë klub, që ka një tifozëri të zjarrtë, shpresoj shumë që sezonin e ardhshëm tifozët të lejohen në stadiume”, përfundoi ai.

Mbrojtësi shqiptar nga Kosova ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me klubin e ri, që garon në Bundesliga 2.

Ai u transferua te ST Pauli si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës me Sandhausenin.

“Me Leart Paqaradën ne kemi nënshkruar një lojtar me përvojë të kategorisë së dytë që është në kulmin e tij. Learti na jep më shumë opsione në krahun e majtë dhe një skuadër më të gjerë”, ka thënë drejtori sportiv i ST Paulit, Andreas Bornemann.

Paqarada për Përfaqësuesen e Kosovës ka zhvilluar 19 ndeshje.

Mbrojtësi, 25 vjeçar, për Sandhausen zhvilloi 32 ndeshje duke shënuar një gol dhe dhuruar pesë asistime.

Të ngjashme
Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin