Pas rasteve me COVID-19, futbollistët e Prishtinës nuk i lënë të hyjnë në hotel në Gjibraltar

Futbollistët e Prishtinës janë nxjerr nga hoteli ku kanë qëndruar në Gjibraltar pas konfirmimit me koronavirus të tetë lojëtarëve gjatë ditës së sotme. Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar futbollisti Kushtrim Gashi. “Aktualisht jemi jashtë hotelit meqë nuk po na lejohet të hyjmë brenda, dy here kemi hyrë e është dasht me dalë prapë”. Tutje, […]
Futbollistët e Prishtinës janë nxjerr nga hoteli ku kanë qëndruar në Gjibraltar pas konfirmimit me koronavirus të tetë lojëtarëve gjatë ditës së sotme.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar futbollisti Kushtrim Gashi.
“Aktualisht jemi jashtë hotelit meqë nuk po na lejohet të hyjmë brenda, dy here kemi hyrë e është dasht me dalë prapë”.
Tutje, Gashi tha se janë në pritje të vendimit të UEFA-së lidhur me fatin e ndeshjes që ishte paraparë të zhvillohej sot nga ora 18:00.














