Pamje nga stërvitja e parë e Pirlos me Juventusin

Juventus ka publikuar fotografi nga seanca e parë stërvitore e Andrea Pirlos. Trajneri i ri, mbajti stërvitjen e parë me skuadrën në terrenin Continassa në Torino. Cristiano Romaldo, i cili arriti mbrëmë në Torino, mori pjesë në stërvitje së bashku me pjesën tjetër të skuadrës. De Ligt, i cili kishte një operacion në shpatullën e […]
Juventus ka publikuar fotografi nga seanca e parë stërvitore e Andrea Pirlos.
Trajneri i ri, mbajti stërvitjen e parë me skuadrën në terrenin Continassa në Torino.
Cristiano Romaldo, i cili arriti mbrëmë në Torino, mori pjesë në stërvitje së bashku me pjesën tjetër të skuadrës.
De Ligt, i cili kishte një operacion në shpatullën e tij, e po ashtu edhe Dybala, që është duke u rehabilituar nga lëndimi, nuk morën pjesë në stërvitje.
Pirlo ishte i shoqëruar nga stafi i tij, përfshirë ndihmës trajnerin, Igor Tudor.
Skuadra punonte në grupe të vogla, sipas protokollit mjekësor, duke u përqëndruar kryesisht në ushtrime atletike.
















