Pamje nga festa e titullit të nëntë radhazi të Juventusit në Serie A

Juventusi ka marrë të shtunën në duar trofeun e sezonit 2019/20 në Serie A, pasi u shpallen kampion për herë të nëntë radhazi. Klubi nga Torino ka vazhduar dominimin e tyre edhe gjatë këtij sezoni të Serie A, duke fituar titullin disa javë para mbylljes së rregullt të sezonit. Megjithatë, trofeu nuk i është ndarë […]
Juventusi ka marrë të shtunën në duar trofeun e sezonit 2019/20 në Serie A, pasi u shpallen kampion për herë të nëntë radhazi.
Klubi nga Torino ka vazhduar dominimin e tyre edhe gjatë këtij sezoni të Serie A, duke fituar titullin disa javë para mbylljes së rregullt të sezonit.
Megjithatë, trofeu nuk i është ndarë Juventusit deri sot pas ndeshjes në shtëpi ndaj Romës, të cilën e humbën me rezultat 3-1.
Me të përfunduar ndeshja, lojtarët e Juventusit kanë shkuar të ndërrohen dhe të bëhen gati për festën e titullit.
Edhe pse në kohë pandemie dhe pa tifozë, festa dhe gëzimi i lojtarëve dhe drejtuesve të klubit italian nuk mungoi.
Faqja zyrtare e Juventusit ka ndarë disa video gjatë shpërndarjes së medaljeve dhe trofeut si kampion i Serie A.












