Nuk do ta besoni kë po mendon ta transferojë Barcelona si zëvendësues të Leo Messit

Lionel Messi i ka thënë Barcelonës se dëshiron të largohet. Argjentinasi raportohet se i dërgoi me faks klubit një dokument, ku kërkoi t’i ndërpritet kontrata, gjë që do t’i jepte atij mundësinë të largohej për zero euro në verë. Megjithatë, Barca nuk do ta lejojë të largohet me lehtësi, transmeton Periskopi. Edhe pse Messi ka […]
Lionel Messi i ka thënë Barcelonës se dëshiron të largohet.
Argjentinasi raportohet se i dërgoi me faks klubit një dokument, ku kërkoi t’i ndërpritet kontrata, gjë që do t’i jepte atij mundësinë të largohej për zero euro në verë.
Megjithatë, Barca nuk do ta lejojë të largohet me lehtësi, transmeton Periskopi.

Edhe pse Messi ka një klauzolë liruese në kontratën e tij që e lejon të largohet për zero euro për cdo vit, blaugranët pretendojnë se kjo klauzolë skadoi për këtë vit në qershor.
Lojtari, në anën tjetër, beson se kjo klauzolë është ende valide për shkak se sezoni ka vazhduar përtej qershorit për shkak të koronavirusit.
Duket se gjykata do ta japë verdiktin final.
Një gjë është e sigurtë, Messi nuk dëshiron të ketë asgjë më me Barcelonën.

Por cka ndodhë me klubin nëse ai largohet? Epo, Barca duhet të fillojë të mendojë për zëvendësuesin e tij.
Dhe sipas raporteve nga Spanja, ata tashmë e kanë identifikuar atë.
“SPORT” potencon se disa top futbollistë tashmë i janë ofruar blaugranëve dhe një prej tyre është Sadio Mane.
Mane do të ishte një zëvendësues interesant i Messit dhe Barcelona beson se me një ofertë 120 milionëshe, do t’i hapnin negociatat. /Periskopi.com/












