“Njerëz të Paharrueshëm”, Thaçi kujton Ukshin Hotin

“Njerëz të Paharrueshëm”, Thaçi kujton Ukshin Hotin

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në kuadër të platformës “Njerëz të Paharrueshëm”, ka kujtuar veprimtarinë Ukshin Hoti, për të cilin ka thënë se i përket intelektualëve të profilit të lartë, një mendimtar i guximshëm që e parashtroi me kohë idenë se vetëm lufta e armatosur e sjell lirinë. Po ashtu ai ka thënë se me […]

Po ashtu ai ka thënë se me radhitjen atdhetare, me vijën politike që ndoqi, me edukimin perëndimor, me trashëgiminë intelektuale shkrimore, profesori Ukshin Hoti mbetet filozofi më politik i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Që nga takimi im i parë si student me profesorin Ukshin Hoti, që nga leximi i rreshtave të parë të shkrimeve të tij, kam krijuar një përshtypje që jeton deri në ditët e sotme, deri tash kur e kujtoj me shumë respekt dhe krenari.

Profesori Ukshin Hoti i përket intelektualëve të profilit të lartë, një mendimtar i guximshëm që e parashtroi me kohë idenë se vetëm lufta e armatosur e sjell lirinë.

Profesori Ukshin Hoti, si askush më mirë se ai, u vu në mbrojtje teorike të kërkesës qendrore të vitit 1981 për Republikën e Kosovës. Me kategorinë filozofike të zhvillimit, ai e justifikoi gjerësisht faktin që autonomia e Kosovës ishte e pamjaftueshme për shqiptarët e Kosovës, publikisht para strukturave zyrtare jugosllave.

Profesori Hoti i përket brezit të intelektualëve të burgosur për shkak të bindjeve politike dhe qëndrimeve atdhetare, duke kaluar vite të tëra në burg, e veçanërisht duke përjetuar persekutime çnjerëzore pas burgosjes së dytë.

Me radhitjen atdhetare, me vijën politike që ndoqi, me edukimin perëndimor, me trashëgiminë intelektuale shkrimore, profesori Ukshin Hoti mbetet filozofi më politik i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. HTH

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit