Nga shtatë klube shqiptare sa luajtën sonte në Evropë, pesë vazhduan tutje

Nga shtatë klube shqiptare sa luajtën sonte në Evropë, pesë vazhduan tutje

Si asnjëherë më parë, të enjten plot shtatë skuadra shqiptare kanë garuar në futbollin evropian. Bëhet fjalë për raundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës. Tutje kaluan pesë prej skuadrave shqiptare, që vlerësohet bilanc shumë pozitiv. Në raundin e dytë kanë kaluar Kukësi, Laçi e Teuta të Shqipërisë si dhe Shkëndija e Renova të […]

Si asnjëherë më parë, të enjten plot shtatë skuadra shqiptare kanë garuar në futbollin evropian. Bëhet fjalë për raundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës. Tutje kaluan pesë prej skuadrave shqiptare, që vlerësohet bilanc shumë pozitiv.

Në raundin e dytë kanë kaluar Kukësi, Laçi e Teuta të Shqipërisë si dhe Shkëndija e Renova të Tetovës. Janë ndalur Gjilani e Shkupi, derisa në raundin e dytë kualifikues do të luajë Drita e Gjilanit e në të tretin Tirana.

Skuadrat e Shqipërisë kanë mbyllur një ditë me bilanc të qind për qindtë.

Kukësi luajti në Tiranë ndaj skuadrës së njohur bullgare, Slavia Sofje. Fitoi me shifrat 2:1.

Patrick Eze realizoi penallti në minutën e 56-të për Kukësin kurse rezultatin e barazoi Kaloyan Krastev në minutën e 81-të. Katër minuta më vonë, Godberg Cooper realizoi golin e fitores për kuksianët.

“E rëndësishme është që kaluam këtë ndeshje për të gjithë grupin dhe për të gjithë tifozët. Lojtarët dhanë shpirtin për fitore. Do të shikojmë ku kemi çaluar dhe do të përmirësohemi. Kemi nevojë për përmirësime”, ka thënë trajneri i Kukësit, Skënder Gega.

Ndërkohë të enjten në Ligën e Evropës fituan edhe Laçi e Teuta.

Laçi pas penalltive e mposhti Keshlan e Azerbajxhanit. Ndeshja u luajt në Baku, ndërsa pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve nuk kishte gola. Alen Sherri priti goditjen vendimtare.

Teuta e Durrësit fitoi 2:0 ndaj Beitar Jerusalemit të Izraelit, falë golave të Blerim Krasniqit dhe Rubin Hebajt. Ndeshja u luajt në Durrës.

Në udhëtim fitoi edhe Shkëndija e Tetovës, ndaj skuadrës azerbajxhanase, Sumqayit. Besart Ibrahimi realizoi penallti në minutën e 56-të për 1:0. Lupçe Doriev shënoi penallti tjetër në minutën e 89-të.

Edhe Renova fitoi si mysafire, 1:0 ndaj Alashkertit të Armenisë. Nenad Miskovski shënoi golin e vetëm në minutën e 58-të.

Me skuadrën e njohur azerbajxhanase, Neftçi, është përballur Shkupi, një tjetër skuadër shqiptare nga Maqedonia e Veriut. Neftçi fitoi 2:1.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova