Nesër takimi i koalicionit qeveritar: Temë diskutimi Washingtoni dhe posti i Presidentit

Nesër takimi i koalicionit qeveritar: Temë diskutimi Washingtoni dhe posti i Presidentit

Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa pritet të takohen të hënën në orën 14. Me ta do të jetë edhe partneri i vogël i koalicionit, Fatmir Limaj. Janë paralajmëruar se do të diskutohen shkuarja në Washington dhe çështja e Presidentit. Sot, doli edhe LDK’ja se e kërkon pozitën më të lartë shtetërore. Hashim Thaçi është ende […]

Hashim Thaçi është ende President por partnerët e koalicionit kanë nisur të bëjnë plane se si ta marrin pozitën më të lartë shtetërore nëse Shefi i Shtetit shkon në Hagë pasi ndaj tij ka një propozim aktakuzë e cila përcaktohet deri në fund të tetorit.

Lidhja Demokratike e Kosovës po e kërkon pozitën më të lartë shtetërore pak ditë pasi Ramush Haradinaj tha se vendi shkon në zgjedhje nëse nuk e çojnë në vendin ku aktualisht është Hashim Thaçi.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mund ta bllokojë zgjedhjen e Presidentit edhe me kushtin kur LDK e PDK bëhen bashkë edhe me minoritetet.

Sidoqoftë, Isa Mustafa ka paralajmëruar se në takimin e së hënës do të diskutohet edhe për koordinimin e dialogut që pritet të vazhdojë në Washington më 4 shtator.

Takimi pritet të ndodhë pasi Ramush Haradinaj dhe Kryeministri Avdullah Hoti kanë pasur përplasje përmes distancës. Fillimisht, lideri i AAK’së tha se s’i beson Hotit në dialog. Ky i fundit tha se Kosova s’i ka dy e tre por një Kryeministër.

Më vonë pati edhe një reagim të Avdullah Hotit, i cili tha se në Bruksel s’ka folur për autobus derisa Ramush Haradinaj tha se mirë që Kryeministri s’ka folur për autobusë në Bruksel pasi s’është Shef i Stacionit për është Kryetar Qeverie.

Ramush Haradinaj kishte  nisur akuzat ndaj Hotit pasi ky i fundit nuk e mori Selim Selimin në dhomën ku po mbahej takimi në Bruksel me Aleksander Vucicin. Ish-Kryeministri rivalizoi me Shefin e Ekzekutivit aktual kur shkoi në Karaçevë, një ditë pasi forcat serbe shkelën në tokën e Kosovës, dhe kërkoi reagim të institucioneve.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja