‘Ndoshta telefonata vendimtare vjen sot’ – trajneri i Lverkusenit për transferimin e Harvetzit

Trajneri i Bayer Leverkusenit, Peter Bosz thotë se Kai Harvetz ka marrë vendimin për të ardhmen e tij dhe ai mund të kompletojë transferimin shumë shpejt. 21-vjecari ka qenë i lidhur me një transferim këtë verë, teksa Leverkuseni kërkon 100 milionë euro për shërbimet e tij, transmeton Periskopi. Chelsea është favoriti kryesor për t’i siguruar […]
21-vjecari ka qenë i lidhur me një transferim këtë verë, teksa Leverkuseni kërkon 100 milionë euro për shërbimet e tij, transmeton Periskopi.
Chelsea është favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e tij, por drejtori i Leverkusenit, Simon Rolfes insistoi se klubi ende nuk ka marrë ndonjë ofertë zyrtare.
Sidoqoftë, i pyetur nëse Harvetz ka marrë vendimin, Bosz është shprehur: “Nuk mund të them. Ndoshta telefonata kruciale vjen sot, ndoshta javën e ardhshme, ndoshta nuk vjen fare.”
Harvetz ka shënuar 17 gola dhe tetë asistime për Leverkusenin këtë fushatë. /Periskopi.com/












