Navalny, kritiku i Putinit fluturon për në Gjermani për trajtim mjekësor

Udhëheqësi i opozitës në Rusi, Alexei Navalny, është nisur nga Siberia për në Gjermani për të marrë trajtim mjekësor, transmeton Klan Kosova. Ai kishte rënë në gjendje kome pasi dyshohet se kishte pirë një çaj të helmuar. Mjekët në Omsk që ishin duke u marrë me Navalny të premten deklaruan se ai ishte shumë i […]
Udhëheqësi i opozitës në Rusi, Alexei Navalny, është nisur nga Siberia për në Gjermani për të marrë trajtim mjekësor, transmeton Klan Kosova.
Ai kishte rënë në gjendje kome pasi dyshohet se kishte pirë një çaj të helmuar. Mjekët në Omsk që ishin duke u marrë me
Navalny të premten deklaruan se ai ishte shumë i sëmurë për t’u shpërngulur.
Por ata më vonë thanë se gjendja e tij ishte mjaft e qëndrueshme për fluturimin. Gruaja e tij Yulia po udhëton me të.
BBC shkruan se evakuimi mjekësor i fluturimit është duke u paguar nga organizata gjermane “Cinema for Peace”, Navalny do të shkojë në spitaline Charite të Berlinit.
Kira Yarmsh, zëdhënësja e Navalny, ka deklaruar se aeroplani i tyre ishte nisur për në Berlin.
” Vështirësitë për jetën e Alekseit dhe shëndetit të tij sapo kanë filluar, por tashmë është bërë hapi i parë”, ka shkruar ajo në rrjetin social Twitter.
Navalny dyshohet se u sëmur gjatë një fluturimi nga Tomsk për në Moskë të enjten, dhe avioni i tij bëri një ulje emergjente në Omsk.
Ai thuhet se aty kishte pirë një çaj, ku ekipi i tij dyshon se aty mundet të ketë pasë ndonjë substancë helmuese.












