Motra e presidentit Trump e shan rëndë atë: Ai gënjen, është mizor, nuk lexon kurrë

Motra e presidentit Trump e shan rëndë atë: Ai gënjen, është mizor, nuk lexon kurrë

Motra e madhe e presidentit Doanld Trump, është dëgjuar duke e kritikuar të vëllain në një seri inçizimesh që u lëshuan gjatë ditës së djeshme (e shtune), ndërsa në një pikë thotë që presidenti “nuk ka kurrfarë parimesh.” Maryanne Trump Barry në mënyrë sekrete ishte inçizuar nga e mbesa e saj, Mary Trump, që së […]

Maryanne Trump Barry në mënyrë sekrete ishte inçizuar nga e mbesa e saj, Mary Trump, që së fundi ka lansuar një libër ku e denoncon presidentin të titulluar “Tepër shumë dhe Kurrë mjaftueshëm: Qysh familja ime krijoi njeriun më të rrezikshëm në botë”. Mary Trump tha të shtunën se i kishte bërë këto inçizime më 2018 dhe 2019.

Në një inçizim, Barry, 83 vjeçare tashmë, thotë se kishte dëgjuar një intervistë të vëllait të saj, presidentit Trump, që do ta vinte atë në kufi për të parë rastet e fëmijëve emigrantë të ndarë nga prindërit e tyre.

“Baza e tij (e mbështetësve), oh zot, nëse jeni njeri i fesë, do të donit të ndihmonit njerëz. Jo ta bënit këtë gjë,” thotë Barry, raporton The Guardian, përcjell Periskopi.

Më vonë, ajo thotë: “Postimet e tij në Twitter, rrenat, oh zot. Po flas lirshëm, por e dini për çka e kam fjalën. Ndryshimi i rrëfimeve. Mungesa e përgatitjes. Rrenat. “

Barry dëgjohet duke thënë edhe se i vëllai i saj kurrë nuk kishte lexuar opinionet e saj për rastet e emigrantëve.

“Çka ka lexuar ai?” pyet Mary Trump hallën e saj. Barry përgjigjet: “Jo. Ai nuk lexon.” /Periskopi 

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik