Messi dërgoi në ekstazë rrjetet sociale mbrëmë: Reagojnë Figo, Suarez dhe Lineker

Episodi më i rëndësishëm në histori të transferimeve në futboll ka filluar. Pas shumë raporteve që e lidhnin Lionel Messin me një largim nga klubi, derisa rol të madh luajti poshtërimi publik 8-2 nga Bayern Munich në Champions League, u konfirmua të martën mbrëma se argjentinasi dëshiron largimin, transmeton Periskopi. Jo vetëm që dëshiron të […]
Pas shumë raporteve që e lidhnin Lionel Messin me një largim nga klubi, derisa rol të madh luajti poshtërimi publik 8-2 nga Bayern Munich në Champions League, u konfirmua të martën mbrëma se argjentinasi dëshiron largimin, transmeton Periskopi.
Jo vetëm që dëshiron të largohet, por beson se mund ta aktivizojë klauzolën në kontratën e tij që e lejon të kalojë diku tjetër si agjent i lirë.
E jashtëzakonshme.
Kjo klauzolë në fakt ka skaduar, por ekipi i Messit beson se për shkak të sezonit të zgjatur pas pandemisë, ajo klauzolë është ende valide.

Duket se do të jetë kjo një masë ekstreme nga Messi. Do të jetë një beteje legale.
Një gjë është e sigurtë, Messi dëshiron të largohet dhe tërë bota ende nuk po mund ta besojë.
Këto janë reagimet e emrave më të njohur në Tëitter:
Luis Figo
“Wow!! Tjetër moment historik!!!”
Carles Puyol
Puyol ishte një prej të parëve që reagoi, teksa shprehu mbështetjen për Messin.
“Respekt dhe admirim, Leo. Gjithë përkrahjen time, mik.”
Luis Suarez
Suarez iu përgjigj postimit të Puyolit me dy emotikë duke duartrokitur.
Rio Ferdinand
Ndërkohë, Ferdinand vendosi të tallet me të gjithë duke sugjeruar se Messi mund të kalojë te Chelsea.
Ai shkroi: “Sapo dëgjova Frank Lampard tash po është futur në garë për Messin.
Gary Lineker
“Nëse Messi largohet nga Barcelona duke e aktivizuar klauzolën liruese, atëherë shpresoj që klubi të mundohet ta ndihmojë, jo t’ia vështirësojë punët atij. Ai ka qenë besnik dhe lojtari më i madh i tyre. Do të ishte shumë e trishtë nëse do të përfundonte me luftë mes lojtarit dhe klubit.” /Periskopi.com/












