Mesazhi brilant i Vojvodës pasi iu bashkua Torinos

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka kaluar edhe zyrtarisht në kampionatin italian Serie A, raporton Insporti. Vojvoda iu bashkua Torinos nga klubi belg, Standard Liege ku kaloi vetëm një sezon. 25 vjeçari ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me klubin torinez ndërsa shuma e transferit besohet të jetë rreth 5.5 milionë euro. Pas kalimit […]
Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka kaluar edhe zyrtarisht në kampionatin italian Serie A, raporton Insporti.
Vojvoda iu bashkua Torinos nga klubi belg, Standard Liege ku kaloi vetëm një sezon. 25 vjeçari ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me klubin torinez ndërsa shuma e transferit besohet të jetë rreth 5.5 milionë euro.
Pas kalimit në Itali, Vojvoda ka shkruar një mesazh emocional për të gjithë personat që i qëndruan afër gjatë kohës sa ishte në Standard Liege.
“Dua t’i falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë ndihmuar të bëj këtë hap të madh në karrierë. Vëllezërit e mi, kam kaluar vitet më të mira me ju dhe ju falënderoi për këtë”, shkroi fillimisht Vojvoda.
“Futbollisti i 12-të në fushë, dua të ju falënderoi edhe juve gjithashtu sepse gjithmonë kam pasur mbështetjen tuaj, dashurinë dhe gjithçka. Larg nga sytë, por afër me zemër vëllezërit e mi”, përfundoi ai.
Kujtojmë që Mërgim Vojvoda është ftuar nga Bernard Challandes për ndeshjet e muajit shtator në Ligën e Kombeve ndaj Moldavisë dhe Greqisë.












