Mbrojtësi i United kthehet në hero: Ndaloi grabitësin që po tentonte ta vidhte një të moshuar

Një rast i veçantë ka ndodhur në Suedi, aty ku futbollisti i Manchester United, Victor Lindelof, është kthyer në hero. Mbrojtësi ka ndihmuar një të moshuar duke e shpëtuar nga një grabitës rruge. Një hajdut u mundua që t’i rrëmbente çantë zonjës, ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i fubtollistit. Ai ka shpëtuar të moshuarën […]
Një hajdut u mundua që t’i rrëmbente çantë zonjës, ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i fubtollistit. Ai ka shpëtuar të moshuarën dhe ka arritur të neutralizojë grabitësin deri në momentin që ka ardhur policia.
Uniformat blu e kanë falenderuar publikisht futbollistin duke e vlerësuar aktin e tij. Lindelof po kalon disa ditë pushime në Suedi pas sezonit zhgënjyer në Angli. Ai e mbylli me një zënkë me shokun e skuadrës në humbjen kundër Sevillas.












