Marash Kumbulla me postim lamtumire nga Verona?

Mbrojtësi shqiptar i Hellas Veronas, Marash Kumbull, i kërkuar nga klubet gjigante evropiane, kapostuar një fotografi në Instagram me një shkrim mjaft emocionues, thuajse si postim lamtumire. “Nëse ndalem për një moment të mendoj për sezonin që sapo ka përfunduar, duket si një ëndërr. Duke filluar nga ajo 25 gusht, data e debutimit në […]
Mbrojtësi shqiptar i Hellas Veronas, Marash Kumbull, i kërkuar nga klubet gjigante evropiane, kapostuar një fotografi në Instagram me një shkrim mjaft emocionues, thuajse si postim lamtumire.
“Nëse ndalem për një moment të mendoj për sezonin që sapo ka përfunduar, duket si një ëndërr. Duke filluar nga ajo 25 gusht, data e debutimit në A, të cilën nuk do ta harroj. Ashtu siç me siguri nuk do të mund të harroj 5 tetorin dhe gëzimin e golit të pare”.
“Sfidat për emrat e mëdhenj në kampionatin tonë, fitorja ndaj ekipit kampion të Italisë, udhëtimi i një grupi të jashtëzakonshëm që meritonte çdo pikë të vetme dhe çdo kënaqësi të veçantë të një kampionati për të qenë thjesht krenar”.












