Man City gati ofertën bombastike për Messin: 200 milionë plus tre lojtarë

Manchester City shihet si skuadra favorite për të nënshkruar me Lionel Messin i cili ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Barcelona. Shumë faktorë bëjnë “qytetarët” klubin favorit për të rrëmbyer 6 herë fituesin e Topit të Artë, duke përfshirë buxhetin e madh, trajnerin Pep Guardiola si dhe sulmuesin Kun Aguero që është një mik i […]

Manchester City shihet si skuadra favorite për të nënshkruar me Lionel Messin i cili ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Barcelona.

Shumë faktorë bëjnë “qytetarët” klubin favorit për të rrëmbyer 6 herë fituesin e Topit të Artë, duke përfshirë buxhetin e madh, trajnerin Pep Guardiola si dhe sulmuesin Kun Aguero që është një mik i ngushtë i Messit.

Ka qenë gazetari i specializuar për transferime, Tancredi Palmeri që ka zbuluar se Manchester City po përgatit një ofertë bombastike në drejtim të Barcelonës.

Citizens janë gati të ofrojnë 200 milionë euro para kesh si dhe 3 futbollistë për ta bindur Barcelonën të heqë dorë nga kapiteni i tyre.

Qendërmbrojtësi Eric Garcia, mbrojtësi i majtë Angelino si dhe sulmuesi brazilian Gabriel Jesus janë lojtarët që pritet të përfshihen në ofertë nga City.

Duke parë vlerën e futbollistëve, atëherë transferimi i Messit te Cityt pritet në total të kushtojë rreth 300 milionë euro.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova