Maguire thyen heshtjen pas përleshjes me ‘gangsterët’ shqiptarë dhe policinë në Greqi: U frikësova për jetën time

Maguire thyen heshtjen pas përleshjes me ‘gangsterët’ shqiptarë dhe policinë në Greqi: U frikësova për jetën time

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Harry Maguire ka thënë se frikësohej për jetën e tij kur policia greke e arrestoi javën e kaluar, pasi mendoi se po kidnapohej. Anglezi ka thënë për ”BBC Sport” se policët e veshur në rroba civile nuk e identifikuan veten dhe ndalën minibusin e grupit të tij në Mikonos të Greqisë, […]

Anglezi ka thënë për ”BBC Sport” se policët e veshur në rroba civile nuk e identifikuan veten dhe ndalën minibusin e grupit të tij në Mikonos të Greqisë, e hodhën jashtë automjetit dhe e goditën në këmbë duke i thënë se karriera e tij kishte marrë fund, transmeton Periskopi.

27-vjecari tha se ai u mundua të ikte i prangosur sepse nuk kishte ide kush ishin personat.

Të martën, Maguire u dënua me 21 muaj burg të pezulluar.

Ai u gjet fajtor për shkaktim të lëndimeve trupore, tentativë për ryshfet, dhunë kundër punonjësve publik dhe ofendime pas arrestimit në Mikonos.

Maguire i emocionuar filloi të përlotet në intervistën për ”BBC” kur foli për verdiktin e gjykatës, teksa tha se ”nuk mund ta besonte”.

”Nuk ndjehem se duhet t’i kërkoj falje ndokujt,” u shpreh ai.

”Qartazi situata e ka bërë të vështirë për një prej klubeve më të mëdha në botë, kështu që pendohem që i futa në këtë situatë fansat, por nuk bëra asgjë gabim.

”E gjeta veten në një situatë që ka mundur t’i ndodhte kujtdo.”

I pyetur sa keq ishte i lënduar, Maguire tha: ”Ata më goditën shumë në këmbë. Nuk ishte në mendjen time. Isha aq shumë në panikë. Frikë. I frikësuar për jetën time.”

Kujtojmë se gjithcka filloi kur disa ”gangsterë’ shqiptarë iu afruan motrës së Maguire, Daisyt në një lokal, dhe kur ajo e refuzoi njërin prej tyre, personi në fjalë e therri atë me thikë në krahëror, duke nxitur reagimin e mbrojtësit.

U raportua se Daisy gjithashtu ishte droguar me një substancë që tundon ndjenjat seksuale. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova