Maguire sqarohet në Instagram pas përleshjes me policinë dhe ‘gangsterin’ shqiptar që ia plagosi motrën

Kapiteni i Manchester Unitedit, Harry Maguire është dënuar me burg të pezulluar pas arrestimit në Greqi javën e kaluar. 27-vjecari, i cili u largua nga skuadra e Kombëtares pas verdiktit, u dënua me 21 muaj e 10 ditë në burg të pezulluar për tri vite. Maguire u gjet fajtor për tentativë ryshfeti, shkaktim të lëndimeve […]
27-vjecari, i cili u largua nga skuadra e Kombëtares pas verdiktit, u dënua me 21 muaj e 10 ditë në burg të pezulluar për tri vite.
Maguire u gjet fajtor për tentativë ryshfeti, shkaktim të lëndimeve trupore, dhunë kundër punonjësve publik dhe ofendime, pas arrestimit të tij në Ishullin grek të Siros.
Dënimi është pezulluar me tri vite për shkak se ky është rasti i parë që Maguire thyen ligjin, me lojtarin që i mohon të gjitha akuzat.
“The Sun” ditë më parë raportoi se gjithcka filloi kur një “gangster” shqiptar i përcjellur nga të tjerë, iu afrua motrës së Maguire për të biseduar, dhe pasi ajo e refuzoi atë, ai e therri me thikë në krahëror, gjë që nxiti reagimin e futbollistit, i cili pastaj u përfshi në fërkime edhe me policinë.
Dhe tash ka reaguar vetë Maguire me një postim në Instagram, ku ka shkruar: “Tri gjërat që nuk mund të fshihen: dielli, hëna dhe e vërteta. – Buddha.” /Periskopi.com/













