Lojtari serb i APOEL-it nuk pranon të luaj kundër Gjilanit: Nuk e njoh Kosovën si shtet

Gjilani të enjten zhvillon ndeshjen e rundit të parë kualifikues në Ligën e Evropës, me ç’rast për rival do të ketë kampionët e shumfishtë nga Qirpo, APOEL-in nga Nicosia. Apoel do të udhëtojë në Kosovë, ku në ndeshjen ndaj Gjilanit siç duket do të jetë me një mungesë. Bëhet fjalë për futbollistin serb, Vujadin Saviq […]
Gjilani të enjten zhvillon ndeshjen e rundit të parë kualifikues në Ligën e Evropës, me ç’rast për rival do të ketë kampionët e shumfishtë nga Qirpo, APOEL-in nga Nicosia.
Apoel do të udhëtojë në Kosovë, ku në ndeshjen ndaj Gjilanit siç duket do të jetë me një mungesë.
Bëhet fjalë për futbollistin serb, Vujadin Saviq që dikur ishte kapiten i Zvezdës.
“Telegraf.r” në Serbi kanë shkruar se Saviq nuk ka pranuar të luajë për Apoelin pasi nuk e pranon Kosovën si shtet.
“Kam dy arsye pse nuk dua të udhëtojë për atë ndeshje. Arsyeja e parë është se unë u karantinova për 24 ditë për shkak të koronavirusit dhe nuk jam akoma 100 për qind fizikisht i gatshëm.
Por, kryesorja është se nuk dua të jem pjesë e ndeshjes me klubin nga i ashtuquajturi shtet i Kosovës. Është e qartë që nuk ka asnjë mundësi që unë të udhëtojë atje dhe të luaj pasi kjo nënkupton se unë automatikisht do ta pranoja dhe do të mbështesja në një mënyrë atë klub artificial. Kjo është arsyeja kryesore”, ka thënë futbollisti serb, Vujadin Saviq












