Lojtari i ri i Cityt rrëfen makthin e kaluar te Valencia

Spanjolli i ri, Ferran Torres, është paguar rreth 40 milionë euro dhe do të përforcojë skuadrën në dispozicion të Pep Guardiola-s. Zyrtarizimi është bërë të martën dhe tani ka ardhur intervista e parë e dhënë për Marca-n, që pritet të krijojë shumë debate. Arsyeja? Sulmi ndaj ish-kapitenit të tij te Valencia, Daniela Parejo. “Pas tre […]

Spanjolli i ri, Ferran Torres, është paguar rreth 40 milionë euro dhe do të përforcojë skuadrën në dispozicion të Pep Guardiola-s.

Zyrtarizimi është bërë të martën dhe tani ka ardhur intervista e parë e dhënë për Marca-n, që pritet të krijojë shumë debate.

Arsyeja? Sulmi ndaj ish-kapitenit të tij te Valencia, Daniela Parejo.

“Pas tre vitesh në ekipin e parë jam bërë më i pjekur dhe më i fortë në aspektin psikologjik. Por gjithçka ishte ndryshe në moshën 17 vjeç”, ka thënë Ferran Torres.

“Parejo është një lojtar i madh, por nuk kam pasur kurrë një marrëdhënie me të. Kur i jam bashkuar skuadrës në moshën 17 vjeç, kanë kaluar disa javë para se ai të më fliste”.

“Nuk ka qenë një kapiten i mirë për mua. Por më e keqja ka ardhur pas lamtumirës së Marcelino-s (ish-trajneri). Unë dhe Lee Kang-in jemi konsideruar fajtorët kryesorë për shkarkimin e tij”.

“Të gjithë nuk na kanë folur për disa javë”.

Torres ka luajtur 34 ndeshje në kampionatin spanjoll, duke shënuar 4 gola dhe duke dhënë 5 asiste. Tani shpreson të hedhë hapin e madh në karrierën e tij nën urdhrat e Guardiola-s.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova