Lazio i ofron David Silvas avion privat dhe shtëpi superluksoze për të nënshkruar me klubin

David Silva largohet nga Manchester City si legjendë. Ai luajti ndeshjen e tij të fundit në Premier League për klubin muajin e kaluar, dhe do t’i japë fund një dekade shumë të suksesshme në Angli duke luajtur në Champions League kundër Real Madridit, transmeton Periskopi. Ky do të jetë kërcimi i fundit në fanellën e […]

Ai luajti ndeshjen e tij të fundit në Premier League për klubin muajin e kaluar, dhe do t’i japë fund një dekade shumë të suksesshme në Angli duke luajtur në Champions League kundër Real Madridit, transmeton Periskopi.

Ky do të jetë kërcimi i fundit në fanellën e Manchester Cityt, me të cilën ka fituar katër tituj në PL, dy Kupa FA dhe pesë Kupa të Ligës.

Sipas raporteve nga Italia, ai do të transferohet në Romë.

“Tuttosport” potencon se Lazio i ka ofruar Silvas 55 mijë euro në javë dhe disa benefite të tjera.

Nëse ai kalon te klubi nga Roma, atij do t’i dhurohet një avion privat dhe një shtëpi luksoze në zemër të qytetit – këto vec pagës javore, kuptohet.

Por madje edhe kjo mund të mos mjaftojë për t’i siguruar shërbimet e tij.

Silva aktualisht përfiton rreth 230 mijë euro në javë te Man City dhe, pavarësisht se është i gatshëm të pranojë shkurtesë në pagë, “The Sun” potencon se oferta e Lazios është nën kërkesat e tij.

Thuhet se ai kërkon një pagë javore prej 90 mijë eurove. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova