Larsson te Barcelona, rusët i kërkojnë 100 milionë euro për djalin e tij

Larsson te Barcelona, rusët i kërkojnë 100 milionë euro për djalin e tij

Më 29 gusht 2004, suedezi Henrik Larsson bëri debutimin e tij me Barçën e Frank Rijkaard. Ai la kujtime të jashtëzakonshëm në të dy sezonet që veshi fanellën e kuadrës katalanase, para se të kthehej në Helsinborgs, në vendin e tij. Në ditën e largimit të të atit nga futbolli, Jordan Larsson ishte 7 vjeç dhe […]

Më 29 gusht 2004, suedezi Henrik Larsson bëri debutimin e tij me Barçën e Frank Rijkaard. Ai la kujtime të jashtëzakonshëm në të dy sezonet që veshi fanellën e kuadrës katalanase, para se të kthehej në Helsinborgs, në vendin e tij. Në ditën e largimit të të atit nga futbolli, Jordan Larsson ishte 7 vjeç dhe filloi të gjuante topin me këmbë, duke treguar shpejtësi të madhe dhe teknikë të shkëlqyer.

I lindur më 1997 në Roterdam, gjatë kohës kur babai i tij luante për Feyenoord, djali i Larsson zgjodhi të merrej me futboll, të përfaqësonte Suedinë dhe tashmë ka debutuar me ekipin e parë. Duke vazhduar me këtë histori paralele, këtë të premte është konfirmuar kthimi i Henrik Larsson te Barcelona, si pjesë e stafit trajnues të Ronald Koeman, së bashku me hollandezin Alfred Schreuder.

Djali i tij, Jordan, tani është 23 vjeç dhe po spikat në futboll. Pasi kaloi nëpër Högaborgs, Norrköping dhe NEC Nijmegen, ai nënshkroi me Spartak të Moskës vitin e kaluar. Klubi rus, në pronësi të miliarderit dhe eksentricit Leonid Fedun, pagoi rreth 4 milionë euro te Norrköping për të nënshkruar me suedezin e talentuar. Ai tashmë ka shënuar 11 gola në 33 ndeshjet e Premier League të Rusisë, që ka luajtur.

Gjëja kurioze për rastin është se Spartak i ka bërë jehonë këtë të premte përfshirjes së Henrik Larsson në stafin e Barçës, duke bërë një njoftim kurioz dhe të mençur. “Supozojmë se cili do të jetë objektivi i ri i madh i Barçës (Jordan Larsson, djali i Henrik), por ai është gjithashtu një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”. Dhe klubi moskovit shkoi më tej: “Përgatitni 100 milionë euro (për të nënshkruar me atë), ose nuk keni nevojë të na kontaktoni fare”.

Këto fjalë duhet të merren me pak humor, pasi ky ka qenë objektivi i një ekipi moskovit, që po lufton për të rifituar vendin e tij në Rusi, pas “trimërisë” së presidentit të tij, që njoftoi tërheqjen e ekipit për shkak të një gabimi shumë të rëndë të gjyqtarit.

Megjithatë, duke pasur parasysh situatën aktuale të Barçës, shpejtësia dhe lëvizja e Jordan Larsson në afërsi të zonës nuk do ta dëmtonte Ronald Koeman… Në fakt, trajneri dhe klubi kanë plane të tjera dhe gjithçka tregon se babai dhe djali do të shihet vetëm për çështje familjare.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova