Lampard nuk pranon të fillojë kampionatin në datën e caktuar, ka një arsye

Lampard nuk pranon të fillojë kampionatin në datën e caktuar, ka një arsye

Frank Lampard mendon se data për fillimin e edicionit të ardhshëm në Premier League është krejtësisht e papërshtatshme për klubin e Chelsea-t. Sezoni i ri do të startojë zyrtarisht më datë 29 gusht, në Wembley, me Superkupën apo takimin e përvitshëm Community Shield, sidoqoftë Chelsea e humbi të drejtën për të luajtur në një takim të tillë, pasi blutë u […]

Frank Lampard mendon se data për fillimin e edicionit të ardhshëm në Premier League është krejtësisht e papërshtatshme për klubin e Chelsea-t.

Sezoni i ri do të startojë zyrtarisht më datë 29 gusht, në Wembley, me Superkupën apo takimin e përvitshëm Community Shield, sidoqoftë Chelsea e humbi të drejtën për të luajtur në një takim të tillë, pasi blutë u mundën në derbin londinez në finalen e sivjetshme në FA Cup, kështu që në fund të gushtit në atë duel do të përballet Liverpooli me Arsenalin.

Drejtuesit e Premiershipit kanë përcaktuar 12 shtatorin si ditën e fillimit të kampionatit anglez dhe edicioni i ardhshëm, që do të jetë i 29-ti në Premier League, është programuar në kalendar për t’u mbyllur më 23 maj. Paraprakisht, krerët e futbollit anglez kishin përcaktuar datën 8 gusht për të nisur edicionin e ri të kampionatit, megjithatë, pas pandemisë së Koronavirusit, gjithçka u shty për 12 shtator. Frank Lampard mendon se një muaj e gjysmë kohë nga njëri edicion te tjetri është periudhë e pamjaftueshme për të përgatitur siç duhet ekipin për sezonin e ri. Mbi të gjitha Frenki theksoi se data e përcaktuar pranë mesit të muajit shtator, përveçse tepër e shpejtë si kohë, është gjithashtu edhe krejtësisht e papërshtatshme, duke patur parasysh kalendarin e bluve.

Data e 12 shtatorit, për hir të së vërtetës, u vendos që muajin e kaluar, megjithatë, siç dihet, Chelsea është i impenjuar në Champions League. Klubit të mirënjohur anglez do t’i nevojitet një mrekulli për të përmbysur më datë 8 gusht, në “Allianz Arena”, në takimin e kthimit të fazës 1/8, disavantazhin 3-0 ndaj vendasve të Bajernit, një mision i pamundur, kuptohet, duke marrë parasysh rrethanat, shplodhjen e skuadrës së drejtuar nga trajneri Hansi Flick dhe diferencën e madhe ndërmjet dy klubeve, për më tepër ekipi bavarez ka një llogari të hapur me blutë, për finalen e humbur 8 vjet më parë brenda në Mynih, pas gjuajtjes së 11-metërshave.

Pra ndeshja e kthimit do të luhet pikërisht të shtunën e ardhshme, megjithatë është e qartë që pas duelit me Bajernin ish-kapiteni legjendar i bluve do të ketë vetëm 35 ditë kohë për të përgatitur skuadrën për sezonin e ardhshëm. 42-vjeçari londinez shpjegoi se futbollistët duhet të pushojnë, në mënyrë që të përballojnë denjësisht nivelin e lartë që ofron Premier League.

Krerët e kampionatit bashkë me drejtuesit e ekipeve që marrin pjesë në elitën e futbollit anglez ranë dakord për të mundësuar një periudhë shkëputjeje të paktën 30-ditore, për Chelsea-n apo qoftë edhe çdo skuadër tjetër nga Ishulli, që vazhdon aventurën në pjesën përmbyllëse të sezonit në Kupat e Evropës.

Në Champions, përveç Chelsea-t, merr pjesë edhe Manchester City dhe finalja e sivjetshme e këtij aktiviteti do të mbahet në Lisbonë, në stadiumin “da Luz”, më datë 23 gusht, ndërsa në Europa League nga Anglia vijojnë rrugëtimin e tyre klube si Manchester United dhe Wolverhampton Wanderers.

Si pasojë e ngjeshjes së kalendarit, trajneri Lampard humbi pikërisht në prag të finales së Kupës së Mbretëreshës për shkak dëmtimi dy lojtarë tepër të rëndësishëm si Willian dhe Ruben Loftus-Cheek, ndërsa gjatë takimit të së shtunës së kaluar, në Wembley, u shtrëngua për të lënë ndeshjen përgjysmë edhe vetë kapiteni Azpilicueta bashkë me 21-vjeçarin amerikan Christian Pulisic.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova