Kur sulmuesi i PSG-së e turpëroi Bayernin në Olympiastadion

Sonte do të luhet finalja e kompeticionit më prestigjioz për klube, Ligës së Kampionëve, në kuadër të së cilës do të përballën gjiganti gjerman, Bayern Munich dhe skuadra parisiene, PSG, shkruan Periskopi. Duke u mbështetur në kapacitet e skuadrave përkatëse, finalja e sontme pritet të jetë ndër më atraktivet që ka dhuruar në vitet e […]
Duke u mbështetur në kapacitet e skuadrave përkatëse, finalja e sontme pritet të jetë ndër më atraktivet që ka dhuruar në vitet e fundit kjo garë.
Një përballje spektakolare e këtyre dy skuadrave është zhvilluar edhe në vitet e largëta, më saktë në sezonin 1994/95 të Ligës së Kampionëve, ku në fazën e grupeve, Parisi mposhti gjermanët me rezultat 2:0.
Por, ishte goli i legjendës së klubit parisen, dhe më vonë i Milanit, liberiani George Weah, episod ky që pothuajse la nën hije të gjitha zhvillimet në kuadër të atij takimi, duke përfshirë edhe vet rezultatin triumfues të parisienëve.
Ky gol në analet e historisë së Ligës së Kampionëve u regjistrua si ndër më të bukurit.
Shihni më poshtë golin . /Periskopi












